VV-ja vazhdon me video – Kësaj radhe ministrja Hajdari hedh akuza ndaj Prokurorisë Speciale – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    VV-ja vazhdon me video – Kësaj radhe ministrja Hajdari hedh akuza ndaj Prokurorisë Speciale

    Insajderi
    21 August 2023 - 23:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, po vazhdon ta akuzojë prokurorinë për neglizhencë ndaj rasteve të dorëzuara për akterët e ish-pushtetit.

    Në një video që Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar në Facebook, ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, tregon për një Udhëzim Administrativ që ishte nënshkruar për për Kontrollin dhe Cilësinë e Karburanteve të Lëngëta të Naftës, nënshkruar nga atëherë minsitri i Tregtisë, Vesel Krasniqi, në vitin 2020.


    ”Më 2020 ishte nënshkruar një akt të paligjshëm si Udhëzimin Administrativ për Kontrollin dhe Cilësinë e Karburanteve të Lëngëta të Naftës, pa bazë ligjore, për të autorizuar një biznes privat që të kryente kontrollimin e karburanteve para hyrjes në treg, duke ia marrë kompetencën Doganës dhe shënjimin e karburanteve”.

    ”Krejt ky shërbim i ishte dhënë një kompanie private me ç’rast fitim neto para tatimit për këtë shërbim do t’i kushtonte me dhjetëra miliona euro buxhetit të shteti”.

    ”Më 5 maj të vitit 2021, MINT ka dorëzuar kallëzimin penal ne Policinë dhe Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës por asnjë veprim”, thuhet në njoftimin e VV-së


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark