VV kandidon Taulant Kelmendin për kryetar të Pejës, pak ditë pasi Muhaxheri tha se “s’po ia mban b*tha me dalë” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VV kandidon Taulant Kelmendin për kryetar të Pejës, pak ditë pasi Muhaxheri tha se “s’po ia mban b*tha me dalë”

    Insajderi
    13 August 2025 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetëvendosje ka kandiduar zyrtarisht Taulant Kelmendin për kryetar të Komunës së Pejës, duke sinjalizuar një përpjekje për t’ia zënë vendin aktualit të LDK-së, Gazmend Muhaxherit.

    “Taulant Kelmendi është kryetari që Peja ka pritur – plot energji, përvojë dhe vizion për ta kthyer potencialin e qytetit në zhvillim të vërtetë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e VV-së.

    Ditë më parë, kryetari aktual i Pejës që vije nga radhët e LDK-sëm Gazmend Muhaxhiri u përplas me asamblistin e VV-së, Berat Ganiqi, duke ironizuar mungesën e kandidatit të tyre, ku pos tjerash dëgjohej duke thënë “E s’po ja mban b*tha me dalë. Qite Taulantin, ku e ki?”

    Pas publikimit të videos, kishte reaguar vet Kelmendi duke thënë “Gazmend, kur dikush i afrohet pensionit, pritet t’i shtohet urtësia, jo mllefi… Gjuha e pistë s’e fsheh panikun nga punët e tua të pista… Nuk të duam.”

    Zgjedhjet lokale pritet të mhaben me 12 tetor, dhe mbetet të shihet nëse Peja do të vazhdojë të udhëhiqet nga pushteti i Lidhjes Demokratike të Kosovës./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark