VV: Komuna e Shtërpcës po i diskriminon nxënësit shqiptarë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VV: Komuna e Shtërpcës po i diskriminon nxënësit shqiptarë

    Insajderi
    12 April 2017 - 18:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Komuna e Shtërpcës është duke diskriminuar nxënësit shqiptarë meqë nuk është duke ofruar transportin e nxënësve në shkollat e dy fshatrave të kësaj komune, Bitijë dhe Kashtanjevë.

    “Distanca mbi 3,5 kilometra nga shtëpia për në shkollë është bërë problem shqetësues për nxënësit dhe familjet e fshatrave Bitijë dhe Kashtanjevë të Komunës së Shtërpcës. Pavarësisht problemit të distancës dhe pengesave që po krijohen për nxënësit dhe familjet e tyre Komuna e Shtërpcës përkatësisht drejtoria e Arsimit nuk i ka marrë seriozisht asnjëherë kërkesat e këtyre dy fshatrave”, thuhet në një njoftim për media të VV-së.

    “Lëvizja VETVENDOSJE! shpreh shqetësimin me situatën e krijuar dhe kërkon që Komuna të bëjë një zgjidhje për transportin e nxënësve për në Shkollë të këtyre dy fshatrave. E drejta për shkollim është një e drejtë elementare që duhet të realizojnë edhe fëmijët e fshatrave Bitijë dhe Kashtanjevë dhe të gjithë fëmijët tjerë pa dallim vendbanimin, etnie  apo edhe dallimeve tjera”, thuhet tutje në komunikatë.

    “Ne gjithashtu adresojmë kritika ndaj të gjithë atyre përfaqësuesve që janë pjesë e vendimmarrjes lokale që asnjë herë se kanë adresuar këtë problem deri më sot. Ne si Lëvizje VETEVENDOSJE! vlerësojmë  se vetëm përmes barazisë dhe mundësive për të gjithë mund të ndërtojmë një shoqëri të drejtë që jeton në harmoni më vlerat më të larta demokratike”./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark