“VV kundër grave”, kështu po thotë juristja e së drejtës së mediave, Flutra Kusari derisa u shpreh se partia e Kurtit po voton kundër interesave të grave.
Ajo ka kritikuar deputetë e partisë më të madhe në vend se nuk ishin në gjendje të kalonin ligjin që rregullon bërjen e IVF-it nëpër spitalet publike.
Këtë veprim Kusari e ka cilësuar si “dështim politik”
Reagimi i plotë i Kusarit:
Grate voto VV-ne e VV-ja voto kunder interesave te grave.
As sot VV nuk ke ne gjendje me kalu ligjin qe, nder te tjera, rregullon ne detaje berjen e IVF-se ne spitale publike.
Cfare super deshtimi politik.
Ftoj grate dhe burrat qe kane za ne media ose media sociale ta shenojne kete deshtim.
/Insajderi