VV: Kurti e Molliqaj nuk janë fshehur në banesën e Tinka Kurtit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VV: Kurti e Molliqaj nuk janë fshehur në banesën e Tinka Kurtit

    Insajderi
    15 April 2016 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Lëvizja Vetëvendosje ka demantuar një lajm të publikuar nga portali gazetainfopress, ku thuhej se zyrtarja për informim e këtij subjekti, Tinka Kurti, ka fshehur në banesën e saj Albin Kurtin dhe Dardan Molliqajn gjatë kohës sa këta ishin të kërkuar nga policia.

    “Ata nuk janë strehuar asnjëherë tek aktivistja Tinka Kurti, për më tepër asnjëherë nuk qenë në banesën e saj. Po ashtu, pretendimi se Dardan Molliqaj dhe Tinka Kurti, janë ose kanë qenë ndonjëherë në një lidhje është i pavërtetë”,  thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

    Partia më e madhe opozitare po ashtu ka reaguar ndaj mediumit publik që e ka publikuar artikullin e këtij portali.

    “Është e pashpjegueshme, se si këto shpifje të nisura nga një portal gazetainfopress, zënë hapësirë në portalin e mediumit publik”.

    “Prapa këtyre shpifjeve qëndron treshja: drejtori i PTK-së Agron Mustafa, komandanti i stacionit Qendra të Policisë, Driton Imeri dhe kryeredaktori i portalit rtklive.com, Altin Ahmeti. Është fakt i njohur që Agron Mustafa është i afërt me Kadri Veselin dhe SHIK-un. Ndërkohë, që dy të tjerët janë miq dhe bashkëpunëtorë të ngushtë me Mustafën”, thuhet në reagim.

    Sipas Vetëvendosjes, Tinka Kurti jeton me një familje 8 anëtarëshe, në një banesë 89 metra katrorë në një lagje tjetër dhe nuk ka jetuar asnjëherë në “Ulpianë”.

    “Fabrikimi i gënjeshtrave bie ndesh me misionin që një medium, për më tepër publik do të duhej ta kishte.  Mediumi publik rtklive.com, si dhe portali gazetainfopress do të përgjigjen ligjërisht për këto shpifje. Për këtë rast, do të dërgojmë ankesë në Komisionin e Pavarur të Mediave dhe do të ngrejmë padi.”/Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark