![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Partia e Kryeministrit Albin Kurti ka publikuar një pjesë të videos nga një fjalim i tij në Pejë.
Në këtë video të partisë, Kurti vazhdon atakimin e sistemit të drejtësisë, duke thënë se më e rëndësishme ka qenë që të bëhet Kryeprokuror.
“Secilën ditë që po vazhdojë si kryeministër shpeshherë edhe duke e dëgju ministrin Hekuran po më duket që hala më e rëndësishme kish me qenë me u pa bo kryeprokuror. Po une kryeprokuror s’muj me u bë, a kryeministër m’keni bë ju, a kryeprokuror s’muj me u bo. Se për të ecë mbarë po nuk funksionoj edhe prokuroria edhe gjyqësia qysh duhet do të vonohemi shumë. Se këta me na nalë s’mujnë. Po, me na vonu po, ama gjithnjë e më pak e unë jom optimist që edhe në këtë pengesë ja dalim bashkë sikurse në të tjerat”, ka thënë Kurti.
Kujtojmë se ditë më parë, Qeveria ka vendosur t’i kthejë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në nivelin që ato ishin para rritjes së bërë me vendim të Qeverisë Haradinaj në vitin 2017.
Vendimin, Qeveria e ka arsyetuar me miratimin e Ligjit për Pagat. Por, ky vendim është kundërshtuar ashpër nga Këshilli Gjyqësor dhe shoqëria civile.
KGJK-ja në një mbledhje të jashtëzakonshme ka vendosur të reduktojë punën e gjykatave dhe të pezullojë çdo bashkëpunim apo aktivitet ku prezentë janë përfaqësues të Qeverisë