
Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një konference të quajtur si të “jashtëzakonshme” ka thënë se shtyrja e seancës për miratimin e demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës, është si rezultat i rezistencës së tyre kundër këtij procesi.
“Efekti i gazit u vërejt në fytyrën e shqetësuar të Kadri Veselit. Shtyrja e seancës për 1 shtator është rezultat i rezistencës së pa kompromis që po e zhvillojmë. Rezistenca jonë e pamundësoi Demarkacionin tash e një vit me radhë. Rezistenca jonë edhe më intensive dhe e fuqishme ditëve në vijim do ta pamundësojë tërësisht këtë marrëveshje”, ka shkruar VV.
Në këtë konferencë, ka folur Dardan Sejdiu, i dyti i partisë dhe Donika Kadaj-Bujupi, të cilët bënë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë me refuzimin e kësaj marrëveshje të dëmshme për vendin.
Ai ka paralajmëruar vazhdimësi të aktiviteteve të tjera kundër kësaj marrëveshje duke mos specifikuar mjetet me të cilat do të kundërshtohet demarkacioni./Insajderi.com