VV: Ndjekja e deputetëve, tipike për vendet totalitare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VV: Ndjekja e deputetëve, tipike për vendet totalitare

    Insajderi
    27 February 2016 - 20:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore për mbajtje në arrest shtëpiak prej 30 ditësh dy deputetët e kësaj partie, Ismail Kurteshi dhe Shqipë Pantina, dhe shqiptimit të masës së paraqitjes në polici për deputetin e AAK-së, Bali Muharremaj.

    Përmes një komunikatë për media, Vetëvenodsje thotë se “përndjekjet e deputetëve të opozitës janë tipike për regjimet totalitare”.

    ”Kjo dëshmon edhe njëherë se sistemi i drejtësisë në Kosovë është i kapur dhe vepron sipas direktivave që i merr nga pushteti. Deputetët e opozitës po e mbrojnë sovranitetin e Republikës së Kosovës, brenda Kuvendit të Republikës, dhe veprimet e tyre janë tërësisht legjitime karshi rreziqeve që ia ka sjellë Kosovës funksionimi normal i institucioneve në qeverisjen Mustafa-Thaçi”, thuhet në reagim.

    “Por lëvizja gjithëpopullore protestuese nuk do të ndalet, deri në anulimin e marrëveshjeve të dëmshme për Republikën e Kosovës, deri në largimin e kësaj qeverie antikushtetuese dhe shtypëse dhe deri në instalimin e një rendi ligjor demokratik. Institucionet nuk do të normalizohen deri në zgjedhje të reja”.

    Kjo masë nga ana e gjykatës u është shqiptuar deputetëve për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës.

    Në vendimin e gjykatës thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale Përdorimi i armës apo mjetit, veprën penale pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare , veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve si dhe sulmi i personave zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark