“VV në opozitë mblodhi 205 mijë nënshkrime kundër Asociacionit”- Hoti reagon pasi Kurti, Osmani e Konjufca u zotuan për themelimin e Asociacionit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “VV në opozitë mblodhi 205 mijë nënshkrime kundër Asociacionit”- Hoti reagon pasi Kurti, Osmani e Konjufca u zotuan për themelimin e Asociacionit

    Insajderi
    23 March 2024 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas letrës që tre krerët e shtetit, Vjosa Osmani, Glauk Konjufca e Albin Kurti, ia dërguan raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannisit, me anë të së cilës u zotuan se do ta themelojnë Asociacionin pas anëtarësimit të Kosovës në KiE.

    Hoti tha se në kohën sa ishte në opozitë, partia e kryeministrit Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje, mblodhi 205 mijë nënshkrime kundër Asociacionit, të cilat tash janë ta arkivuara në kuvend.

    “Tash, kur janë në pushtet, bëhen rresht dhe e nënshkruajnë letrën e zotimit për themelimin e asociacionit. Mashtrimi i qytetarëve ka emër e mbiemër”, shkroi Hoti.

    Se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës e ka përmendur edhe i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark