
Protesta e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, kundër Demarkacionit i cili u miratua nga Qeveria për në Kuvend, nuk është lajmëruar fillimisht në Policinë e Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës Florie Ahmeti e ka konfirmuar se ky subjekt politike nuk ka marrë lejë për tubimin e thirrur për sot në ora 10:00 para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.
“Në Policinë e Kosovës, nuk është paralajmëruar protesta”, tha Ahmeti për Express.
Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media duke u bërë thirrje qytetarve për proteste, theksuan se është momenti vendimtar të mbrohet Republika nga kriminelët dhe zaptuesit.
“Demarkacioni nuk do të kalojë. Qeveria e Kosovës po e provokon situatën. Nëse nuk tërhiqet Qeveria, gjendja do të dal jashtë kontrollit dhe rezistenca do të jetë edhe më e ashpër se kurdoherë”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com