Nëpërmjet një komunikate për media, partia opozitare Lëvizja Vetëvendosje ka lajmëruar se të martën e 4 tetorit do të zhvilloj një aksion që e ka quajtur “simbolik”.
Partia nuk ka dhënë më shumë informacione për këtë aksion, por ka bërë të ditur vendin ku do të zhvillohet aksioni.
E vendi ku VV pritet ta bëjë këtë aksion është obliesku i Pavarësisë NEWBORN
Ky obilesk, autor i së cilit është deputeti i VV-së, Fisnik Ismaili viteve të fundit me vetiniciativë ka vendosur që të ndërrojë ngjyrat e tij çdo përvjetor të Pavarësisë së Kosovës.
Jo rrallë herë kjo vetiniciativë e deputetit ka ngjallur reagime nga të tjerë personalitete në Kosovë.