Derisa vetura e ministrit të Punëve të Brendshme Skender Hyseni po kalonte rrugës nga Muzeu i Kosovës është sulmuar me ngjyrë nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ky subjekt politik përmes njoftimit për media ka bërë me dije se e sulmuan ministrin shkaku i ndalimeve që u janë bërë aktivistëve të tyre nga Shqipëria.
“Skënder Hyseni, duke urdhëruar dëbimin nga Kosova për aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!… po shkelin të drejtat e liritë e njeriut, madje edhe ligjet e Kosovës duke përndjekur aktivistët e Lëvizjes me origjinë nga Shqipëria”.
“Për këto arsye, sot ne kemi gjuajtur me ngjyrë veturën e tij gjatë një aksioni simbolik”, njofton komunkata.
VV kërkon heqjen e menjëhershme të urdhrit të ndalimit për Dejona Mihalin, Bashkim Rodonin e Boiken Abazin. “Përndryshe aksionet tona nuk do të ndalen me kaq!”, përfundon komunikata e tyre. /Insajderi.com
https://www.facebook.com/vetevendosje/videos/10153537479307000/