VV: Personi që rrahu vajzën në Rahovec, asambleist i PDK-së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VV: Personi që rrahu vajzën në Rahovec, asambleist i PDK-së

    Insajderi
    15 October 2016 - 16:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetëvendosje pretendon se një asambleist i Partisë Demokratike të Kosovës ka rrahur një vajzë të mitur në Rahovec.

    Në media ka qarkulluar një video në të cilën shihen dy-tre persona duke rrahur një vajzë të mitur. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një shkolle në Rahovec, raporton Insajderi.

    Sipas zëdhënësit të VV-së, Frashër Krasniqi, njëri nga personat që rrahu vajzën e mitur është asambleist i PDK-së.

    “Personi që e kishte rrahur vajzën në Rahovec është asambleist i PDK-së”, thotë Krasniqi, i cili më tej insiston se ky person do duhej të ishte arrestuar nga autoritetet kosovare, mirëpo sipas tij kjo nuk është bërë pasi PDK kontrollon edhe sistemin e drejtësisë.

    Ai thotë se Policia e Kosovës është e kontrolluar nga partia që udhëhiqet prej kryeparlamentarit, Kadri Veseli.

    “Policia që do të duhej ta mbante të arrestuar është e kontrolluar nga PDK. Gjykata që do të duhej ta dënonte, është e kontrolluar nga PDK”, ka thënë zëdhënësi i VV-së. /Insajderi.com

    Xhaxhai rrah brutalisht mbesën 16 vjeçare

     

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark