"VV po jep shenja të bllokimit", paralajmërohet krizë institucionale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “VV po jep shenja të bllokimit”, paralajmërohet krizë institucionale

    Insajderi
    14 April 2025 - 08:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Visar Ymeri ka shprehur shqetësimin e tij rreth zhvillimeve të fundit politike, duke paralajmëruar mundësinë e një krize institucionale nëse nuk konstituohet Kuvendi më 15 prill, datë që sipas tij duhet të ishte momenti i funksionalizimit të institucioneve pas zgjedhjeve.

    “15 prilli do të duhej të ishte data kur konstituohet Kuvendi. Unë shpresoj dhe i bëj ftesë të gjithë deputetëve që ta tejkalojnë këtë”, deklaroi Ymeri në Paparaci.

    Ai kritikoi qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje, duke e cilësuar jo demokratike.

    Sipas Ymerit, deklarata e Glauk Konjufcës që sugjeronte se nëse nuk ka Kuvend që voton qeverinë, atëherë s’ka as arsye për konstituim të tij është një sinjal i qartë i bllokimit të procesit politik.

    “Po e përafrazoj. Kjo është qasje shumë problematike. Ai po paralajmëron bllokim. Ti kur nuk i ke numrat duhet me lëshu rrugë, le të provon dikush tjetër”, shtoi ai.

    Ymeri e cilësoi këtë qasje si një cënim të drejtpërdrejtë ndaj demokracisë dhe funksionimit institucional të vendit.

    “Ky cënim i demokracisë që i bëhet institucioneve është një hap më larg interesave të Kosovës”, përfundoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark