Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e aktivistit Çlirim Gërbeshi, duke quajtur këtë aksion si të ndërsyer ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes-s dhe se Policia nuk guxon ta kontrollojë “Ekzekutuesin e Prontos Adem Grabovcin”.
“Derisa policia nuk guxon, as nuk provon ta kontrollojë ekzekutuesin e “Prontos” Adem Grabovcin , katër policë e kanë shqelmuar derën e shtëpisë ku jeton Çlirimi, aty ndodhej vetëm një grua me një fëmijë. Asnjëri prej tyre nuk ka bërë asnjë krim, sikur as Çlirimi.”, thuhet në komunikatën e VV-së.
Në komunikatën e lëshuar nga VV-ja, thuhet se aktivistët e Lëvizjes po ndiqen vetëm pse janë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.