VV publikon orarin e nisjes nga komunat për protestën e nesërme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VV publikon orarin e nisjes nga komunat për protestën e nesërme

    Insajderi
    31 August 2016 - 11:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar orarin e nisjes së autobusëve, me protestues nga disa qendra të Kosova, me rastin e protestës, e cila do të mbahet me 1 shtator.

    Vetëvendosja ka filluar mobilizimin e qytetarëve, para disa ditëve nëpër të gjithë Kosovën, për të kundërshtuar votimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, seance e së cilës do të mbahet nesër.

    Kjo marrëveshje e arritur në gusht të vitit të kaluar, është kundërshtuar nga partitë opozitare të bashkuara me një sërë protestash vitin e kaluar dhe në fillim të këtij viti, derisa protesta e nesërme është paralajmëruar të mbahet vetëm nga Lëvizja Vetëvendosje, kurse AAK dhe Nisma për Kosovën kanë deklaruar se do të kundërshtojnë me mjete tjera votimin e marrëveshjes. /Insajderi.com

    orari VV


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark