VV: Qeveria zvarritë zbatimin e ligjit për viktimat e dhunës seksuale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VV: Qeveria zvarritë zbatimin e ligjit për viktimat e dhunës seksuale

    Insajderi
    08 March 2016 - 15:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në ditën kur po shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas, Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se ka neglizhuar zbatimin e ligjit për viktimat seksuale të dhunës.

    Në një tubim të mbajtur në Prishtinë, Aida Dërguti nga kjo parti ka thënë se kur kanë kaluar dy vite që kur ka hyrë në fuqi ligji, nuk është shënuar më asnjë tjetër përparim në këtë drejtim.

    “Është vënë një afat 5 vjeçar për identifikimin e viktimave por tash kanë kaluar 2 vite që kur ka hyrë në fuqi dhe nuk ka arritje në këtë drejtim”, ka thënë ajo në takim që u mbajt nën moton “Dhunimi seksual, krim i pandëshkuar ne Kosovë – Askush s’i ndjekë kriminelët”.

    Edhe anëtarja tjetër e Vetëvendosjes, Nazlie Bala, tha se ende nuk është vënë drejtësia lidhur me këtë çështje.  Sipas saj, Gjykata e Hagës ka liruar fajtorët e këtyre krimeve.

    Në anën tjetër, Visar Ymeri, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se dhunimet seksuale të Serbisë janë bërë me qëllim të shkatërrimit të solidaritetit në mes të shqiptarëve.

    “Sot në 2016, kjo dhune e Serbisë e kryer para 17 viteve vazhdon të jetë edhe sot dhunë. Në dialogun me Serbinë kur flitet për luftën e Kosovës nuk flitet se kush ka qenë krimineli e agresori dhe kush viktima

    “Raporti mes Kosovës dhe Serbisë nuk është raport i barazimit por i nënshtrimit politik të Kosovës ndaj Serbisë.  Kur sot Mustafa takon Vuqiqin ky i fundit mbanë superiotetin e të moralshmit,” ka thënë ai.

    Kosova në dialog, me marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë, e ka harruar dhunën seksuale e krimet e luftës në Kosove, ka thënë Ymeri.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark