VV: Shpifjet ndaj Komunës së Prishtinës, zhvendosje e vëmendjes nga përgjimet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VV: Shpifjet ndaj Komunës së Prishtinës, zhvendosje e vëmendjes nga përgjimet

    Insajderi
    23 August 2016 - 18:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje i ka quajtur  “propagandë të pushtetit” akuzat ndaj Komunës së Prishtinës mbi “gjoja punësimet e paligjshme nga Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti”.

    Përmes një komunikate për media, Lëvizja Vetëvendosje i ka dalë në krah kolegëve të tyre që udhëheqin me Komunën e Prishtinës, duke thënë se ata gëzojnë mbështetjen e të gjithë anëtarësisë së kësaj partie.

    Mediat kanë raportuar ditëve të fundit që në Komunë e Prishtinës janë punësuar njerëz të afërt me këtë parti, por këto pretendime janë hedhur poshtë nga Vetëvendosje.

    Për më tepër, sipas partisë më të madhe opozitare në vend, e gjithë kjo po ndodh në kohën kur përgjimet telefonike të zyrtarëve të lartë të PDK-së që po publikohen nga Insajderi “po i heqin dilemat edhe tek ata pak njerëz që kishin ende dyshime mbi këtë pushtet kriminal, partitë e koalicionit për kapjen e shtetit.”

    Në këtë kontekst, Vetëvendosje thotë se Sa më e qartë që duket situata për qytetarët, aq më shumë nevojë për gënjeshtra e mjegull ka ky pushtet.

    “E vetmja mënyrë e tyre për tu mbrojtur është duke thënë se të gjithë janë si ne. Shpifjet që po i bazojnë në falsifikime listash u demaskuan shumë shpejt nga vetë personat e angazhuar nga Komuna”, thuhet në komunikatë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark