VV-Thaçit: Ktheje pasurinë e vjedhur, mos e fal tokën e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VV-Thaçit: Ktheje pasurinë e vjedhur, mos e fal tokën e Kosovës

    Insajderi
    09 July 2016 - 12:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar një aksion simbolik para banesës së presidentit Hashim Thaçi, gjatë së cilit i është kërkuar kthimi i pasuria e tij,  pasi që ky subjekt politik opozitarë e ka konsideruar pasuri të vjedhur.

    Në pankartat e aktivistëve të Vetëvendosjes shkruan “Thaçi Brothers & Co, ktheje pasurinë e vjedhur, mos e fal tokën e Kosovës”, transmeton Insajderi.

    Ata i bëjnë thirrje Thaçit që“të mos e falë tokën e Kosovës”, duke aluduar në marrëveshjen e 26 gushtit 2016 të arritur në Vjenë në mes të Kosovës dhe Malit të zi për përcaktimin e vijës kufitare.

    Teuta Rrusta, aktiviste e VV-së tha se Thaçi e ka uzurpuar një pjesë të Kosovës.

    “Hashim Thaçi së bashku më vëllezërit e tij e ka uzurpuar një pjesë të pronave të Kosovës dhe se vetëm karrigia e Presidentit është e vetmja mënyrë që ai të mbetët jashtë burgut”, tha Rrista. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    23 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark