×
  • Lajme
  • Lajme

    VV’ja e ngrit për 10 vende më lart Mimoza Kusarin në listën e kandidatëve për deputetë

    Insajderi
    12 December 2024 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, është ngritur nga pozita e 18 në atë të 8-ën në listën zgjedhore të këtij subjekti politik për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të vitit të ardhshëm.

    Kusari-Lila, e kritikuar për përgjimet që dëshmojnë koordinimin me kryeterroristi Milan Radoiçiq, duket se është shpërblyer për punët e kryera brenda mandatit katër-vjeçar, shkruan Insajderi.

    Udhëheqësja e grupit parlamentar, përveç koordinimit me Radoiçiqin për listën e veteranëve të UÇK’së, është parë gjatë këtij mandati e “nervozuar” edhe me tashmë ata që braktisën VV’në dhe kaluan tek “Lista për Familjen”.

    Eman Rrahmani dhe Visar Korenica kishin kundërshtuar ta votonin projekt-kodin civil, ku në media dilnin pamje Kusari tek “përplasej” me ta për këto çështje.

    Këto veprime e shumë të tjera duket se e kanë ngritur Kusarin më lart në listë.

    Ajo bart numrin 8 në listën zgjedhore të VV’së për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm, teksa më 2021-ën kishte numrin 18. /Insajderi.org/

    Lista e VV’së për zgjedhjet parlamentare 2025:

    Lista e VV’së për zgjedhjet parlamentare 2021:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark