VV'ja ia sheh sherrin Konjufcës për një deklaratë "patriotike", dënohet nga PZAP'ja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VV’ja ia sheh sherrin Konjufcës për një deklaratë “patriotike”, dënohet nga PZAP’ja

    Insajderi
    28 January 2025 - 18:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka gjobitur Lëvizjen Vetëvendosje me 5 mijë euro, pas ankesës së paraqitur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për një deklaratë të kandidatit për deputet, Glauk Konjufca.

    “A ka me u qeverisë në Kosovë mas 9 shkurtit shqiptarizmi edhe kombetarizmi shqiptar a ka me u qeverisë bashkë me Beogradin, qikjo është dilema”, është deklarata e Konjufcës në tubimin e 23 janarit në lagjen “Kodra e Diellit” në Prishtinë, ku sipas LDK-së, këtu ai për “qeverisjen bashkë me Beogradin” nënkupton opozitën, duke e parë si thirrje për nxitje dhe urrejtje.

    Sipas Panelit nga përmbajtja e deklarimit te kandidatit për deputet të subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje konsiderohet gjuhë nxitëse dhe urrejtëse kundrejt të tjerëve në kuadër të fushatës zgjedhore dhe se kjo konsiderohet shkelje e rregullave zgjedhore në Kosovë, ngase veprimi i marrë në kohë të fushatës zgjedhore, konteksti dhe masa që i është drejtuar ka për qëllim të krijojë atmosferë tensioni ose të nxisë ndjenja të urrejtjes dhe te përçarjes”, thuhet në vendimin e PZAP’së.

    PZAP për këtë ka shqiptuar gjobë prej pesë mijë euro për VV’në.

    VV-ja edhe ditën e djeshme është gjobitur në dy raste të ndara me 11 mijë euro.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark