
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se edhe në seancën e sotme konstituive do të propozohet Albulena Haxhiu si kryetare e Kuvendit.
Një gjë të tillë e bëri të ditur ministri i Bujqësisë në detyrë, Faton Peci, në një prononcim para mediave pak para se të fillojë seanca konstituive, e paraparë të mbahet nga ora 10:00, shkruan Insajderi.
Argumenti i Lëvizjes Vetëvendosje, përkundër që nga partitë opozitare është përshkruar si figurë përçarëse, është se Haxhiu është gruaja më e votuar në Kosovë.
Edhe deputeti Arbër Rexha e ka konfirmuar se do të jetë Haxhiu kandidatja e njëjtë e VV’së. Ai, bashkë me Pecin, kanë bashkërenduar qëndrimet lidhur me votimin e fshehtë, duke thënë se nuk ka shkelje ligjore dhe procedurale në mënyrë që të respektohet vullneti i deputetëve.
Ai ka bërë të ditur se paraprakisht do të mbahet edhe një mbledhje, pa specifikuar se me kë. /Insajderi.org/