VV’ja në Prishtinë lanson akuza kundër ish-kolegës e PDK’së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    VV’ja në Prishtinë lanson akuza kundër ish-kolegës e PDK’së

    Insajderi
    21 June 2023 - 18:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka reaguar pasi asambleistja Berna Saraçi vendosi ta lë këtë parti e t’i bashkohet ekipit të PDK-së, shkruan Insajderi.

    VV-ja në Prishtinë përmes një shkrimi në Facebook ka lansuar akuza ndaj PDK-së, duke ngritur dyshime se ky vendim i Saraçit mund të jetë marrë pa vullnetin e saj të lirë, duke theksuar se sipas tyre ajo është kërcënuar.

    “Ky kalim në PDK urojmë të jetë vendim i marrë me vullnet të lirë e jo ndrydhje e devijim i këtij vullneti siç na është paraqitur nga vetë ajo. Po ashtu në dijeninë tonë ky është një rast i qartë i kërcënimit andaj ju bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë të fillojnë hetimet mbi rastin“, thuhet në postimin e VV-së.

    Tutje nga VV-ja thuhet se janë të shqetësuar për ish kolegen e tyre, pasi siç thuhet ajo ua kishte paraqitur shqetësimet e saj lidhur me kërcënimet që po i bëhen nga eksponentë të partive të pushtetit lokal.

    “Në mbledhjen e fundit të kryesisë së Qendrës me grupin e asamblesitëve, ish asambleistja Berna Saraçi na ka paraqitur shqetësimet e saj në raport me kërcënimet dhe shantazhet që po i bëhen asaj dhe familjes së saj nga eksponentë të partive të pushtetit lokal. Të njëjtët e paraqitën sot aderimin e saj në këtë subjekt si sukses.Jemi të shqetësuar për Bernën si ish kolege e jona por edhe si qytetare e këtij qytet“.

    Postimi i plotë i VV-së në Prishtinë:

    Sot u njoftuam nga mjetet e informimit se një ish asambleiste jonë ka kaluar në një subjekt tjetër.

    Ky kalim në PDK urojmë të jetë vendim i marrë me vullnet të lirë e jo ndrydhje e devijim i këtij vullneti siç na është paraqitur nga vetë ajo.

    Në mbledhjen e fundit të kryesisë së Qendrës me grupin e asamblesitëve, ish asambleistja Berna Saraçi na ka paraqitur shqetësimet e saj në raport me kërcënimet dhe shantazhet që po i bëhen asaj dhe familjes së saj nga eksponentë të partive të pushtetit lokal. Të njëjtët e paraqitën sot aderimin e saj në këtë subjekt si sukses.

    Jemi të shqetësuar për Bernën si ish kolege e jona por edhe si qytetare e këtij qyteti.

    Gratë në politikë kanë nevojë për mbështetje por mbi të gjitha për vendosmëri që t’i bëjnë ballë çfarëdo shantazhi të ndërlidhur për veprimtarinë e tyre politike.

    Po ashtu në dijeninë tonë ky është një rast i qartë i kërcënimit andaj ju bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë të fillojnë hetimet mbi rastin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark