×
  • Lajme
  • Lajme

    VV’ja që protestonte kundër shtypjes së minatorëve nga Samir Mane, lë pa rroga minatorët e Trepçës

    Insajderi
    02 August 2024 - 12:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka dy muaj që Qeveria Kurti i ka lënë pa paga minatorët e Trepçës. Por në të kaluarën Vetëvendosje e luftonte këtë mendësi, kritikonte të tjerët kur tregoheshin të padrejtë me punëtorët, madje edhe protestonin. Në rastin konkret, kundër Samir Manes për minatorët e Bulqizë.

    “Kauza e minatorëve të Bulqizës i prek të gjithë shqiptarët. Lëvizja VETËVENDOSJE! në Shqipëri synon bashkimin e kauzave si rruga drejt çlirimit të shtetit nga kapja dhe drejt zhvillimit të vendit”, shkruante Vetëvendosje në janar të 2020-ës.

    “Minatorët e Bulqizës nuk janë vetëm”, thuhej mes tjerash, por më të vetëm se kurrë, sot janë minatorët e Trepçës. Sot kur partia e Kurtit po udhëheq me vendin, i ka lënë pa bukë të gojës minatorët e Trepçës.

    Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri reagonte për protestën e minatorëve të Bulqizës, kundër kompanisë“Albchrome”. Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri deklaronte se shtypja e minatorëve në Bulqizë është shkelje ndaj nesh si shoqëri.

    Në një reagim të gjatë në Facebook, theksohet se shteti të detyrojë “AlbChromin”, kompaninë e Samir Manes, që të ndalë pushimet nga puna të minatorëve.

    Kjo mendësi e Vetëvendosjes në pushtet ka pësuar ndryshim.

    Minatorët e Trepçës tash e dy muaj nuk kanë marrë rroga dhe në rrëfimet e tyre kanë bërë të ditur se janë duke vuajtur për kafshatën e gojës, kryeministrit Kurti duket se nuk i bënë fare përshtypje një gjë e tillë, shkruan Insajderi.

    Ai që dikur fliste dhe premtonte mbështetje të madhe për minatorët, tani kur është në pushtet po vazhdon t’i injorojë atë, për gjënë më elementare të punëtorit – pagën.

    Lidhur me situatën e krijuar me minatorët e Bulqizës, pati reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri, përmes, Boiken Abazit Kryetari i Bordit të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, duke thënë se dhuna ndaj qytetarëve ishte papranueshme.

    Abazi bënte thirrje për hetim për shkarkimin e minatorëve të Bulqizës, pasi ata krijuan sindikatën e tyre.

    “Aktivistë të “Organizatës Politike” janë rrahur dje brutalisht nga Policia Private në TEG sepse po shpërndanin fletushka vetëdijësuese për shtypjen e minatorëve në Bulqizë nga kompania AlbChrome, që ka të njëjtin pronar si TEG-u: oligarkun Samir Mane. Më tej, 7 janë arrestuar nga Policia e Shtetit, por 4 janë liruar, ndërsa 3 mbahen ende në arrest. Në vend që Policia e Shtetit të ndalë Policinë Private që nuk ka asnjë të drejtë të prekë qytetarët me dorë nga që shpërndajnë fletushka, ne vend që Prokuroria të nisë hetimet ndaj shkeljes së të drejtave të minatorëve, rrahin djem e vajza të reja në mes të Tiranës dhe ndjekin penalisht minatorët sindikalistë në Bulqizë që kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre”, shkruante Abazi.

    Abazi madje krahasonte veprime e Manes me atë të Vuçiqit.

    “Ky regjim ku oligarkët bëjnë ligjin duke shtypur punëtorë e studentë, ka nisur të marrë trajtat e një regjimi proto-fashist. Nga që fashizmi do ushtri dhe ekonomi prodhuese, nuk e realizon dot të plotë këtë prirje, prandaj dhe përfundon në kolaboracionizëm me fashizmin e Serbisë në projekte si mini-shengeni/neojugosllavia që i ngre bashkë me kriminelë lufte si Vuçiq”, potenconte ai teksa kërkonte lirimin e aktivstëve.

    Në anën tjetër, minatorët e Trepçës kanë mbetur pa një përgjigje nga Qeveria Kurti, përkatësisht pa paga.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark