
Mbrojtësi i krahut, Kyle Walker u kap në kamera teksa tha një deklaratë interesante duke i dhënë udhëzime sulmuesit Joao Felix në pushimin në mes të pjesëve përgjatë ndeshjes Napoli-Milan.
Teksa kuqezinjtë e Milanit ktheheshin në fushë në fushë, Walker u pa i frustruar në korridorin e stadiumit të napoletanëve duke i thënë Felix “Pasoje topin, askush nuk është Messi”, shkruan Insajderi.
Walker siç duket ishte i pakënaqur me vendimmarrjen e Felixit me top.
Gjatë 45 minutave të parë, Felix është parë duke mbajtur më shumë topin se sa duhet.
Ndeshja përfundoi me rezultat 2-1 në të mirë të Napolit, që i dha shtysë drejt kreut të tabelës. /Insajderi.org/
Kyle Walker to Joao Felix: “Just pass the ball, no one here is Lionel Messi”
pic.twitter.com/zP1Y3w263r— Leo Messi 🔟 Fan Club (@WeAreMessi) April 1, 2025