Walker për Millosheviq:Ka qenë prej momenteve të krenarisë më të madhe të përballja me atë kriminel lufte – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Walker për Millosheviq:Ka qenë prej momenteve të krenarisë më të madhe të përballja me atë kriminel lufte

    Insajderi
    01 February 2025 - 17:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka mbajtur sot një diskutim në Reporting House në Prishtinë.

    Në mesin e shumë temave, Walker të shtunën foli edhe për përballjet e tij me ish-presidentin e Jugosllavisë i njohur si “Kasapi i Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq.

    Ai tha se Millosheviqi nuk kishte “lëshuar pe” asnjëherë kur Walker dëshironte të argumentonte diçka për Kosovën, që nuk i konvenonte atij.

    “Millosheviqi i ka pasur gjithmonë me vete 4-5 këshilltarë pranë tij. Ata kurrë nuk flisnin, vetëm Millosheviqi fliste. Unë i thashë se kam dëgjuar se popullata e Kosovës është shumicë dërrmuese shqiptare dhe një përqindje e vogël është serbe”.

    “Më tha, ‘Walker gabim je, gabim e ke, ka më shumë, do të tregoj. Ka më shumë serbë në Kosovë se shqiptarë’. Nëse unë tentoja të argumentoja diçka, ai nuk lëshonte pe as edhe një pikë. Këshilltarët tij e përcillnin atë”.

    I pyetur se çfarë i tha Millosheviqit në Hagë, kur e takoi, Walker u shpreh: “Në vitin 2002 apo 2003 ka qenë interesante. Në vend se të takoja presidentin Millosheviq të rrethuar tani me këshilltarët e tij, ja ku ishte ai, i pandehur. Ishim përballë njëri-tjetrit, bisedonim me përkthim simultan. Ai e trajtonte gjykatën sikurse më kishte trajtuar mua atëherë duke thënë se ‘dëshmia e Walkerit është gënjeshtër, unë do t’iu tregoj se çfarë ka qenë e vërtetë’. Kalonte nga tema në temë”.

    Walker thotë se krenaria më e madhe e tij ishte përballja me siç e quan ai, kriminel lufte, Sllobodan Millosheviqin.

    “Ka qenë prej momenteve të krenarisë më të madhe të mijat përballja me atë kriminel lufte dhe t’ia them gjërat në sy. Kjo nuk ndodhë shpesh nëpër botë. Kam shpresuar që do t’i zgjatet jeta dhe do të plaket në burg”, tha Walker .


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark