Walker: Thaçi u interesua më shumë t'i kënaqte ambasadat sesa qytetarët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Walker: Thaçi u interesua më shumë t’i kënaqte ambasadat sesa qytetarët

    Insajderi
    15 January 2017 - 12:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, i cili alarmoi botën për masakrat që bëheshin në Kosovë nga forcat militare e paramilitare serbe, po qëndron për vizitë në Kosovë për ta kujtuar 18-vjetorin e masakrës së Reçakut të cilët e pa me sytë e vet.

    Wakler, i cili njihet edhe si mik i madh i shqiptarëve, i ka disa fjalë për figurën e ish-liderit të UÇK-së, Hashim Thaçi.

    Krejt çka ai e pëlqen të figura e Thaçit është dukja e tij.

    “Ai është burrë i pashëm”, thotë ai.

    Por thotë e vetmja gjë që Thaçi di të bëjë, është që t’i mbajë të kënaqur ndërkombëtarët.

    “Ka mësuar shumë ndër vite se si t’i mbajë të lumtur ndërkombëtarët. Nuk jam admirues i tij”, thotë Walker në emisionin ‘Personale’ në TV Dukagjini.

    Walker konsideron se është keqpërdorur nga presidenti Thaçi.

    “Konsideroj se jam keqpërdorur nja dy herë nga ai. Pas lufte e takova në Pejë dhe u ula për të pirë kafe me të. Më ftoi që të ecnim në rrugë dhe pasi ecnim më ftoi te një turmë njerëzish që kishin dalë ta prisnin dhe unë gjeta veten në mbështetje të tij në atë takim”, rrëfen ish-ambasadori Walker.

    Sipas Walker, Thaçi është njeri interesant, por thotë se koha e tij ka kaluar.

    “Ka qenë kryeministër tash president. I ka kaluar koha”, thekson Walker në këtë emision.

    I pyetur se a ka qenë e mundshme që Thaçi t’i bëjë gjërat më mirë, Walker thotë se “Absolutisht po.”

    Kritikat e Walker ndaj Thaçit fokusohen në periudhën e pas pavarësisë.

    “Pas pavarësisë nuk e mori përgjegjësinë dhe më shumë ishte i fokusuar se si t’i mbajë të kënaqura ambasadat sesa qytetarët”, ka thënë ai.

    Si përfaqësues i misionit vëzhgues të OSBE-së, Walker në rrethana të luftës në Kosovë, masakrën Reçakut të regjimit të Millosheviqit e kishte quajtur “krim kundër njerëzimit”.

     

    [arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=5MXp33y5Jh4″/]


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark