Walker: Thaçi, Veseli e Krasniqi po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Walker: Thaçi, Veseli e Krasniqi po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

    Insajderi
    04 March 2025 - 22:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Udhëheqësi i Misionit Verifikues të OSBE-së në kohën e luftës në Kosovë, William Walker, ka përmendur edhe Gjykatën Speciale të Hagës.

    Sipas tij, ish-udhëheqësit e UÇK-së, po mbahen atje duke u gjykuar padrejtësisht.

    “Po, tre të akuzuarit që janë aktualisht në Hagë, ish-liderë të UÇK-së, nuk ishin në krye të një strukture të organizuar ku çdo urdhër vinte nga lart dhe zbriste poshtë”, ka thënë ai në një intervistë për Klan Kosovën.

    Ai tha se edhe pse ka kërkuar që t’i takojë ata, nga Gjykata nuk i është mundësuar. Kjo me arsyetimin se është procedurë e ndërlikuar.

    Walker mes tjerash tha se e sheh të çuditshëm faktin se janë prej 3 vitesh në paraburgim për krime që nuk i kanë bërë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark