Washingtoni do të dërgojë më shumë ndihmë ushtarake në Ukrainë  – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Washingtoni do të dërgojë më shumë ndihmë ushtarake në Ukrainë 

    Insajderi
    07 May 2022 - 08:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtëpia e Bardhë ka njoftuar një paketë të re ndihme sigurie për Ukrainën që do të përfshijë artileri, municione, radarë dhe pajisje të tjera.

    “Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë mbështetjen e fortë për popullin e guximshëm të Ukrainës, derisa ata mbrojnë vendin e tyre kundër agresionit të vazhdueshëm me Rusinë”, tha presidenti amerikan, Joe Biden

    “Ne po dërgojmë armë dhe pajisjet që Kongresi ka autorizuar drejtpërdrejt në vijën e parë të lirisë”, shtoi ai.

    Biden tha se fondet ekzistuese për Ukrainën ishin “pothuajse shteruar” dhe i kërkoi Kongresit të SHBA-së të miratonte paketën e tij të propozuar të ndihmës prej 33 miliardë dollarëshe për “të forcuar Ukrainën në fushën e betejës dhe në tryezat e negociatave”.

    Një zyrtar amerikan tha se paketa e fundit e armëve ishte me vlerë prej 150 milionë dollarësh, raporton agjencia e lajmeve Reuters.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark