![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Wayne Rooney ka disa mundësi për një rikthim të shpejtë në futboll, vetëm pak javë pas largimit nga Plymouth Argyle në fund të dhjetorit.
Ish-ylli i Anglisë dhe Manchester United u largua me marrëveshje të ndërsjellë nga Plymouth, pasi skuadra ndodhej në vendin e fundit të Championship-it. Ekipi kishte mbrojtjen më të dobët të sezonit dhe humbi gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit nën drejtimin e Rooney-t, duke e vulosur fatin e tij.
39-vjeçari ka deklaruar në emisionin The Overlap’s Stick to Football se dëshiron të rikthehet si trajner, por mund të duhet të pranojë një rol në ligat më të ulëta.
Rooney kërkohet nga katër gjigantë mediatikë si analistë
Sipas Daily Mirror, Rooney ka katër oferta në tavolinë për t’u rikthyer në futboll, por jo si trajner. Amazon Prime dëshiron ta rekrutojë atë si analist për ndeshjet e Champions League, pasi platforma e transmetimit nuk ka blerë të drejtat për Premier League nga sezoni i ardhshëm.
Megjithatë, Sky Sports, TNT Sports dhe BBC gjithashtu janë të interesuara për ta marrë atë në ekipin e tyre të ekspertëve. Rooney ka punuar më parë për të tre këto platforma dhe ishte analist për derbin e Merseyside mes Evertonit dhe Liverpool-it për Sky sezonin e kaluar.
Ai gjithashtu mbuloi finalen e FA Cup mes Manchester City-t dhe Manchester United për BBC, në të njëjtën ditë kur u emërua trajner i Plymouth-it.
Amazon dëshiron që Rooney të jetë pjesë e transmetimit të tyre për ndeshjen e Champions League mes Manchester City-t dhe Real Madrid-it javën e ardhshme, por ende nuk ka një marrëveshje të finalizuar.
Një lëvizje te Sky Sports do t’i ofronte Rooney-t më shumë opsione për të komentuar ndeshje, ndërsa BBC tërheq një audiencë më të madhe falë të drejtave për Champions League highlights dhe FA Cup.
Megjithatë, nëse Rooney zgjedh Amazon Prime, kjo nuk do ta pengonte atë të paraqitej edhe në platforma të tjera, pasi ekspertë si Gabby Logan, Guy Mowbray dhe Alan Shearer janë të angazhuar me Amazon dhe BBC, ndërsa Ally McCoist dhe Eni Aluko punojnë për TNT Sports dhe ITV njëkohësisht./Express