Weber: Nevojitet një marrëveshje për deeskalim të përhershëm në veri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Weber: Nevojitet një marrëveshje për deeskalim të përhershëm në veri

    Insajderi
    17 September 2023 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas majit dhe ngjarjeve të mëvonshme në Kosovë, Perëndimi dhe Bashkimi Evropian duhet të kishin lënë anash marrëveshjet për Kosovën që nga fillimi i vitit dhe të gjenin një marrëveshje për deeskalim të përhershëm në veri të Kosovës.

    Kështu tha Bodo Weber nga Këshilli për Politikë dhe Demokratizim në Berlin.

    “Për mendimin tim, ajo marrëveshje do të përfshinte edhe kthimin e serbëve në institucione, përmes zgjedhjeve për kryetarë komunash dhe kuvende komunale, që do të ishte gjithashtu një mënyrë për t’u rikthyer edhe në polici edhe në gjyqësor”, tha ai.

    Ai shtoi se në kontekstin aktual politik, asgjë nuk i pengon kryetarët e komunave në veri të Kosovës që të japin dorëheqje dhe kjo, sipas tij, do të ishte mënyra më e shpejtë për zgjedhje të sërishme.

    Duke iu referuar bisedimeve të javës së kaluar në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, Weber tha se meqenëse nuk ishte e mundur të arrihet një marrëveshje për deeskalimin e përhershëm, ishte e vështirë të pritej që në këto negociata të arrihet një marrëveshje që do të çonte në zbatimin e marrëveshjes bazë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark