Ka më shumë se një javë që webfaqet e komunave të Kosovës janë bllokuar. Kjo po u shkakton telashe zyrtarëve për informim, të cilët nuk po munden t’i plasojnë informacionet në to.
Si rrjedhojë ata po detyrohen të përdorin rrjetin social ‘Facebook’, ndonëse me të po e kanë vështirë të jenë edhe aq transparent.
Kolegjiumi i zyrtarëve për informim publik, e madje edhe ata të teknologjisë informative, kërkuan zgjidhjen e problemit.
Por, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e Agjencia e Shoqërisë së Informimit po ia hedhin fajin njëra-tjetrës për menaxhimin, administrimin, sigurinë dhe mirëmbajtjen e faqeve elektronike.