Xhaka u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 70′ të takimit pas një ndërhyrje nga mbrapa ndaj lojtarit të Swanseas, Andrew Barrow.
Mirëpo, Wenger pati një krahasim të “çuditshëm” për kartonin e dhënë nga gjyqtari kryesor i takimit Michael Oliver.
“M’u dukë e ashpër mua. Një karton i verdhë, i errët. Por, gjyqtari vendosi për një të kuq, të zbehtë”, tha Wenger pas ndeshjes.
Arsenali fitoi 3-2 ndaj skuadrës uellsiane, Swansea. Golat për vendasit u shënuan nga Walcott, dy herë, dhe një gol e shënoi gjermani Mesut Ozil. Për Swansean shënuan Sigurdsson dhe Borja Baston. /Insajderi.com
[dailymotion id=”x4xl4mr”]