WhatsApp me aplikacion për kompjuterë - Insajderi
×
Teknologji

WhatsApp me aplikacion për kompjuterë

Insajderi
12 May 2016 - 11:03
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Whats App ka disa muaj që ka përshtatur platformën e vet për përdorim në kompjutera të lidhur me internetin dhe kyçja në të është mjaft e thjeshtë, mjafton skanimi i kodit (QR Code) që të shfaqet në momentin që hap shfletuesin.

Por kompania e blerë nga Mark Zuckerberg muaj më parë nuk mjaftohet me kaq. Ajo ka hedhur në dispozicion një aplikacion që instalohet në çdo kompjuter që ka Windows 8 e lart dhe për pajisjet e Apple me version iOS 10.9.

Shkarkimi i këtij aplikacioni mundësohet përmes faqes së vet të internetit dhe më pas instalohet si çdo program tjetër.

Funksionet ekstra që përfitojnë përdoruesit nga instalimi, në ndryshim nga hapja e versionit web, janë njoftimet që të mbërrijnë në desktopin e kompjuterit tuaj, aksesi tek kategoritë e preferuara me lehtësi dhe me komoditetin që të jep një kompjuter dhe rregullimi i aplikacionit dhe njoftimeve sipas dëshirës tuaj që vjen më e thjeshtë, njofton tch.

Këto janë përparësitë, ndërsa sa u takon të tjerave, është njësoj si aplikacioni për telefona.

Analistët e interpretojnë këtë lëvizje të Whats App si një revolucion të vogël që e zbret atë në ‘zyrat’ dhe kompjuterat e përdoruesve të vet, që tashmë janë mbi një miliardë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark