Shërbimi për mesazhe telefonike WhatsApp tashmë ka një miliardë përdorues çdo muaj dhe ka tejkaluar edhe Facebook-un kur vije puna tek zhvillimi i bisedave.
Kështu raportojnë vetë drejtues të Facebook-ut, të cilët kanë nën pronësi edhe aplikacionin WhatsApp.
Sipas tyre, WhasApp ka rreth 800 milionë përdorues për muaj, shkruan BBC.
Sipas kompanisë, rreth 42 miliardë mesazhe dhe 250 milionë video dërgohen në WhatsApp çdo ditë.
Facebooku e kishte blerë kompaninë e shërbimit të mesazheve WhatsApp në vitin 2104 për rreth 19 miliardë dollarë, raporton Insajderi.
Por kjo blerje më shumë shihet si një strategji e Facebook-ut që të ulë konkurrencën ndaj produkteve të tyre.
Përkundër të gjitha këtyre zhvillimeve, WhatsApp sërish ka konkurrentë serioz në disa vende, ku nuk është aplikacioni më i përdorur./Insajderi