WhatsApp dhe Skype do t`i nënshtrohen rregullores së re Europiane të sigurisë - Insajderi
×
Teknologji

WhatsApp dhe Skype do t`i nënshtrohen rregullores së re Europiane të sigurisë

Insajderi
13 December 2016 - 09:11
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Platformat e komunikimit si Skype i Microsoft apo WhatsApp i Facebook do të përballen me rregulla të ashpra për mënyrën sesi trajtojnë të dhënat e konsumatorëve me hyrjen në fuqi të ligjeve të reja të sigurisë propozuar nga Komisioni Europian.

Sipas një raporti të agjensisë së lajmeve Reuters, krahu ekzekutiv i Bashkimit Europian kërkon të aplikojë disa rregulla të vlefshme aktualisht vetëm për operatorët e telekomunikacionit. Duke filluar nga 2018-ta, shërbimet të tilla duhet të garantojnë kofidencialitetin e plotë të përdoruesve.

Kompanitë e telekomunikacionit prej vitesh ankohen se kompani si Alphabet, Microsoft dhe Google pavarësisht se ofrojnë shërbime të ngjashme i nënshtrohen një rregullore më të lehtë, shkruan PCworld.al.

Por rregullorja nuk përfshin vetëm gjigandët e internetit sepse sipas Reuters, kompanitë e telekomunikacionit të cilat nuk janë lejuar në të kaluarën të përdorin të dhënat e konsumatorëve për të gjeneruar më shumë të ardhura, do të kenë mundësi ti përdorin ato por me miratimin e tyre citon draft propozimi i Komisionit Europian.

Gjithashtu uebsajtet nuk do të kërkojnë më miratimin e përdoruesve për aplikimin e “Cookie” nëse ata e lejojnë diçka të tillë përmes konfigurimit të shfletuesit.

Propozimi pritet të publikohet zyrtarisht nga Komisioni Europian në Janar.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark