Video thirrjet në WhatsApp kanë mbërritur tashmë nga versioni zyrtar i aplikacionit.
Platforma e komunikimit në pronësi të Facebook e ofroi këtë veçori fillimisht në kanalin beta të aplikacionit Android muajin e kaluar duke sinjalizuar një prej funksionaliteteve më të kërkuara.
Tani mbi 1 miliard përdorues në mbarë botën në iOS, Android dhe Windows Phone mund të përdorin shërbimin e ri, shkruan PcWorld Albania.
Gjatë thirrjes përdoruesi kanë mundësi të ndryshojnë kamerën qëndrore mes sensorit frontal dhe të pasëm, të bllokojnë zërin e thirrjes ose ta lënë thirrjen në pritje duke mbajtur të shtypur butonin e kuq.
Lëvizja e WhatApp drejt komunikimit me video nuk përbën një surprizë siç nuk ishte e tillë as nga rivalët e Google, Apple, Snapchat dhe Facebook Messenger ku që të gjithë në një mënyrë apo tjetër e ofrojnë këtë shërbim.
Cilësia e shërbimit do të varet jashtzakonisht shumë nga linja e internetit në dispozicion. Por shërbimi në fjalë nuk është e vetmja “risi” e aplikacionit. Pak ditë më parë kompania lançoi autentikimin me dy faktor në kanalin beta.