WhatsApp nuk do të funksionojë më në disa iPhone - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    WhatsApp nuk do të funksionojë më në disa iPhone

    Insajderi
    08 April 2025 - 17:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas muajit Maj platforma e WhatsApp nuk do të funksionojë në disa modele të vjetra të iPhone. Bëhet fjalë pikërisht për iOS më të vjetra sesa 15.1. Këtu përfshihet seria e iPhone 5s, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus. Pra pas datës 5 Maj përdoruesit që kanë në xhepat e tyre një model të tillë iPhone bëjnë mirë që ta ndryshojnë.

    Disa ndryshime në përshtatjen e aplikacionit me sistemet operative nënkuptojnë që disa modele të vjetra celularësh nuk mund ta mbështetin funksionimin e tij. Gjigandi i teknologjisë Meta thotë se ndryshimet në WhatsApp janë përditësime të zakonshme në mënyrë të tillë që aplikacioni të jetë i sigurt dhe sa më funksional në pajisjet  e reja.

    Numri i personave që mund të preken nuk parashikohet të jetë shumë i madh sepse bëhet fjalë për ata që përdorin celularë të cilët janë në treg prej më shumë se 10 vitesh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark