Dobësia që lejon hakerët të marrin kontrollin e pajisjeve të cenueshme ka goditur WhatsApp dhe rreziku ka ardhur me GIF që kompromentojnë komunikimin brenda aplikacionit, si dhe skedarë dhe mesazhe të tjera në pajisjet e prekura.
Dobësia e sigurisë u shënua si CVE-2019-11932, një dobësi që ekziston brenda WhatsApp në pajisjet Android, dhe vlen për të gjitha versionet e aplikacionit që janë më të vjetër se varianti 2.19.244.
Sulmi u zbulua nga një studiues i sigurisë duke pozuar si “Awakened”, dhe pasi krijoi një GIF malicioz që shkaktoi prekshmërinë dhe arriti të nisë një sulm të Kodit të Dërguar (RCE).
Ndaj sulmeve janë të ndjeshme sistemi operativ Android 8.1 dhe versioni 9.0, por jo variantet më të vjetra se 8.0, transmeton KosovaPress.
Të gjithë përdoruesit këshillohen që të azhurnojnë aplikacionin për të marrë versionin e fundit, i cili tani konsiderohet i sigurt.