WhatsApp do të shtojë sigurinë përmes fjalëkalimeve - Insajderi
×
Teknologji

WhatsApp do të shtojë sigurinë përmes fjalëkalimeve

Insajderi
23 September 2016 - 17:53
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Disa indikatorë lënë të kuptohet se platforma do të shtojë mbrojtjen me fjalëkalim për aplikacionet mobile.

Ishte Android Authority që zbuloi detajet e reja përmes programit të përkthimit të WhatsApp. Ky program shfaqi disa fraza të reja për përkthim nga anglishtja në gjermanisht dhe ato ishin:

“Vendosni fjalëkalimin aktual 6 shifror,” “Fjalëkalimet nuk përputhen, Provoni përsëri,” dhe “Vendosni një adresë e-mail-i rikuperimi.”

Bazuar në këto të dhëna ekziston një mundësi e madhe që WhatsApp, në përditësimin e radhës ose në të ardhmen, të shtojë veçorinë e mbrojtjes së aplikacionit me fjalëkalim. Megjithatë ky nivel i ri sigurie është një ide shumë e mirë sidomos pas implementimit të enkriptimit fundor. /PCWorld.al


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark