Assange i bëri këto komente nëpërmjet një lidhje të drejtëpërdrejtë përms internetit nga Londra në Berlin, si pjesë e një konferencë shtypi për të shënuar 10 vjetorin e ‘Wikileaks’, raporton ‘USA Today’.
Ai tha se WikiLeaks ka ndërmend të fillojë “publikimin e informacioneve, çdo javë për 10 javët e ardhshme”, dhe ato do të përbëjnë materiale rreth luftës, armëve, zgjedhjeve apo temave të tjera, por ndryshe nuk dha hollësira mbi kohën ose lëndën e dokumenteve.
Assange ndodhet në Ambasadën e Ekuadorit në Londër që prej vitit 2012, dhe refuzon të ekstradohet në Suedi, ku ballafaqohet me një akuzë për dhunim, ndërsa në SHBA autoritetet e duan ekstradimin e tij për arsye spiunazhi. /Insajderi.com