Williams: Bukoshi përpiqej të krijonte një FARK, për rrjedhojë do mënjanonte UÇK-në - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Williams: Bukoshi përpiqej të krijonte një FARK, për rrjedhojë do mënjanonte UÇK-në

    Insajderi
    18 September 2025 - 13:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Gjykatën Speciale teksa po dëshmon juristi amerikan, Paul Williams, u përmend edhe FARK-u (Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës).

    Williams rrëfeu atë që dinte, duke thënë se “Bujar Bukoshi përpiqej të krijonte një FARK – bazuar fillimisht në Shqipëri dhe që përbehej nga oficerë shqiptarë apo oficerë që kishin shërbyer në forcat ushtarake të Jugosllavisë”.

    Duke iu përgjigjur pyetje, juristi tregoi se Bukoshi nuk i kishte kërkuar kurrë këshillë në lidhje me FARK-un, por në bisedat e tij me të dhe me diasporën shqiptaro-amerikane, kjo ishte pjesë e diskutimeve.

    “Ishte pjesë e tensionit të thellë, ishte ndërmarrje e re e LDK-së, për të krijuar një krah të armatosur. FARK-u do të kishte aktorë shtesë të armatosur jo shtetëror i cili do të luftonte në emër të popullit të Kosovës dhe duke qenë se do të ishte profesionist pasi do të përbehej me ish-oficerë të ushtrisë jugosllave, dhe kishte gjasa të bëhej aktor në mos, më efikas dhe efektiv i armatosur jo shtetëror, dhe për rrjedhojë do të mënjanonte UÇK-në”, tha Williams tutje


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark