×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Windows XP dhe Windows 7 të rrezikuar nga një sulm kibernetik madhor

    Insajderi
    16 May 2019 - 11:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përditësimet ofrohen përmes faqes zyrtare të Microsoft për Windows 7, Windows 2008 R2, Windows 2008, Windows 2003 dhe Windows XP.

    Microsoft ka dërguar një paralajmërim për ata përdorues të ngelur në Windows XP dhe Windows 7 duke u kërkuar të përditësojnë kompjuterët sa më parë të jetë e mundur.

    Gjigandi i softuerit ka zbuluar një problem sigurie në versionet e hershme të sistemit operativ i ngjashëm në natyrë me ransomware shkatërrues WannaCry i cili pushtoi globin në Maj të 2017-ës.

    Sipas Microsoft kjo dobësi mund të mundur që të mos kërkohet fare ndërveprimi i përdoruesit për tu shfrytëzuar dhe kompjuterët e infektuar mund të vendosin në rrezik kompjuter dhe rrjete të tjera në mbarë botën.

    Microsoft pretendon se ka mbikëqyrur problemin e sigurisë dhe nuk ka vënë re shfrytëzim të saj por nuk ka për të vijuar kështu sipas kompanisë e cila beson që aktorë keqdashës do të shkruajnë maluerë për të.

    Si rezultat u ka kërkuar përdoruesve të përditësojnë sa më parë. Përditësimet ofrohen përmes faqes zyrtare të Microsoft për Windows 7, Windows 2008 R2, Windows 2008, Windows 2003 dhe Windows XP.

    Përdoruesit e Windows 8 dhe Windows 10 nuk janë të rrezik nga ky problem sigurie.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark