×
  • Biznes
  • Biznes

    Women’Secret pjesë e Albi Group dhuron 100 palë sutjena onkologjike në Spitalin e Kirurgjisë Torakale për nder të Muajit Rozë.

    Insajderi
    23 October 2024 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Brendi i njohur Women’Secret, pjesë e Albi Group, ka dhuruar 100 palë sutjena onkologjike për pacientet e Spitalit të Kirurgjisë Torakale, në kuadër të fushatës për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit, që shënohet gjatë muajit tetor, i njohur gjithashtu si Muaji Rozë.

    Ky donacion ka për qëllim mbështetjen e grave që përballen me sëmundjen e kancerit të gjirit, duke ofruar mbështetje praktike dhe duke promovuar rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit. Produktet e dhuruara nga Women’Secret janë të dizajnuara posaçërisht për të përmbushur nevojat e grave që kanë kaluar nëpër procedura kirurgjike si pjesë e trajtimit të kancerit.

    Në këtë akt solidariteti, pjesë e stafit të Women’Secret dhe Albi Group morën pjesë personalisht në dorëzimin e donacionit, duke përçuar mesazhin se kujdesi për shëndetin e grave është një përparësi e përbashkët e të gjithëve.

    “Si një brend i përkushtuar ndaj grave, ne e ndjejmë të rëndësishme që të kontribuojmë në mënyrë konkrete për t’i ndihmuar ato që përballen me sfidat e kancerit të gjirit. Ky është një gjest modest, por shpresojmë që të sjellë një ndihmë të vogël në procesin e shërimit,” – deklaruan përfaqësueset nga Women’Secret.

    Women’Secret dhe Albi Group mbetet e angazhuar në ngritjen e ndërgjegjësimit për shëndetin e grave dhe do të vazhdojë të mbështesë iniciativat që ndikojnë në përmirësimin e jetës së tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark