Popullariteti i WordPress nuk është një çudi e madhe falë aftësive të larta të personalizimit.
Ekzistojnë dhjetëra mijëra tema dhe shtojca nga palët e treta të cilët e bëjnë platformën nga një prej më të dobishmet.
Për fat të keq ata që kanë zgjedhur të hostojnë uebsajtin e tyre në WordPress.com nuk mund ti përdorin.
Kjo nuk është më e vërtetë se Automattic tha se llogaritë e nivelit biznes në WordPress.com mund të instalojnë tema dhe shtojca të palëve të treta.
Mbërritja e temave dhe shtojcave në WordPress.com do të thotë shumë sepse ekzistojnë kaq shumë alternativa jashtë ekosistemit të Automattic si Yoast apo Membership dobia e të cilave është e pazëvendësueshme.
Përdoruesit e WordPress Business do të kenë mundësi të instalojnë lehtësisht tema të blera nga tregjet e zakonshme si ThemeForest.
Një prej arsyeve pse WordPress nuk i ofronte këto dy opsione në WordPress.com ishte frika nga hakerat dhe shtojcat e dobëta të cilat mund të shkatërrojnë çdo gjë në pak minuta.
Për fat të keq do të jenë të disponueshme për të gjithë vetëm për ata që paguajnë 21 dollar në muaj. Ky është një disavantazh i madh nëse kemi në konsideratë se kompanitë e hostimit si DreamHost ofrojnë hostim WordPress për 7.95 dollar në muaj pa limitet e WordPress.com.