Xabi Alonso do ta nisë punën tek Reali nga 1 qershori - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Xabi Alonso do ta nisë punën tek Reali nga 1 qershori

    Insajderi
    12 May 2025 - 12:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Xabi Alonso do të jetë trajner i ri i Real Madridit deri në qershor të vitit 2028, marrëveshja tashmë është arritur, njofton Fabrizio Romano.

    Gjithçka është kompletuar dhe trajneri spanjoll do t’ju prijë “Los Blancos” në tri sezonet e ardhshme.

    Carlo Ancelotti do ta ketë një lamtumirë speciale pas përfundimit të sezonit dhe më pas do të nisë epoka e Xabit.

    Real Madridi planifikon që Xabi Alonso dhe stafi tij ta nisë punën e re nga 1 qershori për t’u përgatitur për Botërorin e Klubeve, si hap i parë dhe për të qenë gati për sezonin e ardhshëm.

    “Mbretërit” e kaluan një sezon dëshpërues dhe pa trofe dhe kjo ka bërë që presidenti Florentino Perez të mendojë për një revolucion, i cili do ta nisë nga largimi i trajnerit Ancelotti, për të vazhduar më pa me lojtarët, me largime dhe me prurje të reja.

    Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark