Xabi Alonso vendos presion mbi gjashtë lojtarë të Real Madridit - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Xabi Alonso vendos presion mbi gjashtë lojtarë të Real Madridit

    Insajderi
    23 July 2025 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i ri i Real Madridit, Xabi Alonso, ka nisur pastrimin e skuadrës dhe ka vendosur nën presion gjashtë lojtarë të cilëve u ka kërkuar paraqitje më të mira në fushë ose largim nga klubi.

    Pas një sezoni të gjatë dhe të lodhshëm 2024-2025, futbollistët e Real Madridit janë në pushim deri në fillim të gushtit.

    Megjithatë, ata janë të vetëdijshëm se kthimi do të shënojë një fazë të re nën drejtimin e Alonsos.

    Xabi Alonso mori drejtimin e skuadrës pas një humbjeje të thellë ndaj PSG në Kupën e Botës për Klube, çka ka nxitur nevojën për ndryshime dhe përmirësim të menjëhershëm.

    Gjatë turneut veror në Amerikën e Veriut, Alonso nisi të testojë idetë e tij dhe të përcjellë mesazhe të qarta për disa lojtarë që nuk kanë bindur në performancë.

    Sipas Marca, tre lojtarë janë veçanërisht në qendër të kritikave: Rodrygo, Brahim Diaz dhe Raul Asencio. Ata janë paralajmëruar se duhet të rrisin nivelin e lojës për të qëndruar pjesë e skuadrës.

    Nga ana tjetër, Andriy Lunin, Fran Garcia dhe Ferland Mendy janë informuar se mund të kenë shumë pak minuta në dispozicion sezonin e ardhshëm, veçanërisht pas afrimit të mbrojtësit Alvaro Carreras.

    Për të gjithë këta lojtarë, mesazhi i Alonsos është i qartë: përmirësim i menjëhershëm ose gjetja e një klubi të ri gjatë kësaj vere. /Telegrafi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark