Pas humbjes së rëndë me rezultat 5-3 ndaj Villarrealit, trajneri i Barcelonës, Xavi komunikoi vendimin e tij për t’u larguar nga klubi në fund të sezonit
Pas eliminimit nga Kupa e Mbretit nga Athletic Bilbao, pas ‘shkatërrimit’ nga Real Madridi në finale të Superkupës, Xavi ka thënë se vendimi i tij është për të mirën e klubit.
“Ndjenja e të qenurit trajner i Barcelonës është shumë mizore, e pakëndshme, duket sikur njerëzit nuk shfaqin respekt ndaj teje. Është e tmerrshme për shëndetin mendor, për moralin tënd. Ju vini në një pikë kur mendoni se nuk ka arsye për të vazhduar më”, u shpreh Xavi.
“Mendoj se klubit i duhet një ndryshim i dinamikave, pasi dinamika tani është shumë negative. Jam optimist më shumë se kurrë me ndryshimin e kësaj dinamike, ne do të luftojmë për La Liga, do të jetë shumë e vështirë, por do të luftojmë”, përfundoi ai.