Hamiti: Injoranca dhe urrejtja ndërsektare është shkak për sulmet terroriste - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamiti: Injoranca dhe urrejtja ndërsektare është shkak për sulmet terroriste

    Insajderi
    24 July 2016 - 21:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Injoranca dhe urrejtja e skajshme ndërfetare janë dy arsyet përse po ndodhin aktet terroriste në botë, thotë profesori i fakultetit te Studimeve Islame, Xhabir Hamiti.

    Sipas Hamitit, “aktet vrastare në Kabul, Irak, Siri si dhe në boten islame në përgjithësi , të cilat ditë e përditë po shuajnë jetëra të pafajshme të bashkqytetarëve të vet, janë rezultat i fanatizmave, injorancës dhe urrejtjes se skajshme ndërsektare”.

    Ai shprehet i indinjuar me faktin se atentatorët pretendojnë se janë myslimane të devotshëm, raporton Insajderi.

    “Aq me keq, aktorët vrastarë pretendojnë se janë besimtare të devotshëm e të sinqerte të Zotit si dhe pasues të denjë të të dërguarit e tij”, thotë Hamiti.

    Ai u bënë thirrje të gjithë besimtarëve myslimanë të qëndrojnë larg kësaj “sëmundje epidemike”. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark