Xhafer Gashi dhe Linda Bekteshi mbajnë takime në Obiliq: Vullnet dhe përkushtim për vizionin e LDK’së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Xhafer Gashi dhe Linda Bekteshi mbajnë takime në Obiliq: Vullnet dhe përkushtim për vizionin e LDK’së

    Insajderi
    04 February 2025 - 21:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Xhafer Gashi, bashkë me kandidaten tjetër për deputete nga i njëjti subjekt politik, Linda Bekteshi, ka zhvilluar takime në lagjen Qerkez dhe tek tri familje përgjatë së martës.

    Gashi ka thënë se në takim pa besimin e qytetarëve në vizionin e LDK’së dhe nevojën për ndryshim.

    Së bashku me kandidaten për deputete, znj. Linda Bekteshi, zhvilluam një takim të përzemërt me banorët e lagjes Qerkezi në Obiliq, ku u mirëpritëm me ngrohtësi dhe mbështetje të madhe.

    Ky takim dëshmoi edhe një herë besimin e qytetarëve në vizionin e LDK-së dhe nevojën për ndryshim të domosdoshëm në vendin tonë. Vullneti dhe përkushtimi i banorëve na japin forcë për të vazhduar rrugën tonë me vendosmëri.

    Një falënderim i veçantë për banorët e lagjes Qerkezi për mikpritjen dhe përkrahjen e tyre të fuqishme për #Ndryshimin. Me qytetarët në krah, po ndërtojmë së bashku një të ardhme më të mirë për Obiliqin dhe Kosovën”, tha ndër të tjera kandidati Gashi.

    Gashi dhe Bekteshi kanë zhvilluar takime edhe tek familja Bardiqi, Bublica dhe Paci, ku u tha se panë përkrahje.

    Së bashku me kandidaten për deputete, znj. Linda Bekteshi, u mirëpritëm nga familjet e nderuara Bardiqi, Bublica dhe Paci.

    Keto takime ishin një dëshmi e qartë e besimit dhe mbështetjes së fuqishme që qytetarët tanë kanë për vizionin e LDK-së dhe ndryshimin e domosdoshëm për Kosovën. Vullneti, vendosmëria dhe përkushtimi i këtyre familjeve na japin forcë për të vazhduar rrugën tonë me edhe më shumë energji.

    Një falënderim i veçantë për familjet Bardiqi, Bublica dhe Paci për mikpritjen dhe përkrahjen e tyre të vazhdueshme për #Ndryshimin. Me qytetarët në krah, po ndërtojmë së bashku një të ardhme më të mirë për vendin tonë”, tha Gashi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark